Shkumbin Istrefi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Shkumbin Istrefi
Shkumbin Istrefi
U lind në12 shkurt, 1969
KombësiaShqiptar

Shkumbin Istrefi në disa raste i njohur si Isstra është aktor Shqiptar. Ai ka luajtur në shfaqje, filma e seriale televizive. Njihet më shumë për rolin e tij në serialin vendor Kafeneja Jonë.

Shkumbin Istrefi lindi më 12 shkurt, 1969 në Prishtinë. Familja e tij ka prejardhjen nga Veleshta e Strugës së Maqedonisë. Studimet e aktrimit i kreu ne Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në klasën e aktorit Enver Petrovci dhe diplomoi ne vitin 1994. Ka luajtur në shumë shfaqje në teatrin Dodona dhe në Teatrin Kombetar në Prishtinë. Më 15 korrik 2011, si aktor, i jepet posti në Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.[1]

Titulli Roli
Audiencia Sladiku
Hamlet Klaudi
Waiting for Godot Vlladimiri
Titulli Roli
Kukumi Gafurri
Mahmutovitët dhe Rexhepovitët Skënderbegu
Kur të kthehet Remziu Remziu
Një pallto për Babain tim Babai
Lindje, perëndim, lindje Arixhiu
Gomarët e kufirit Lilushi
Kafeneja Jonë Feka

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ LajmKoha Ditore.